Konfirmohen edhe dy raste të reja me SARS-CoV-2 në Durrës. Dy të infektuarit janë burra të moshës 71 dhe 77 vjeç. Të dyja rastet janë të shkëputur nga njëri tjetri dhe pa histori udhëtimi.
Sipas burimeve spitalore, njëri nga rastet, 71-vjeçari, ka dhe nusen edhe djalin me temperaturë të lartë. Djali i tij punon në një call center.
Ndërkaq nuk dihet burimi i infektimit as për rastin tjetër. Këto raste e çojnë në 14 numrin e personave të prekur nga koronavirusi në Durrës.
/a.r