Nga Edmond Arizaj
Ka nje kohe per sulm, por ka dhe nje kohe per mbeshtetje. E sot, eshte koha per mbeshtetje ndaj kryeministrit Edi Rama.
Mos valle hoqa dore nga mendimi se eshte PR-isti me i madh ne vend? Jo. Mos valle hoqa dore nga mendimi se eshte i afte te te beje te mendosh me trute e tij?
Jo. Vazhdoj te mendoj se eshte po aq propagandist, po aq manipulator, po aq egoist, arrogant, e narcizist.
Por ajo qe ka nisur pika pika ne harten e Shqiperise, duke skuqur dite pas dite qytetet dhe zgjeruar shtrirjen e Sars-Cov-2, te njohur si koronavirus, rrezikon te na ktheje si Italia.
Rreth dy muaj me pare, keshtu nisi dhe Italia, pika pika te kuqe ne harten e saj. E sot…
Ndersa sot, pikerisht sot ne vendin tone, te vetmin qe pashe te merrte ne sy rrezikun e infektimit per te dhene mesazhin jo nepermjet kameres, se DUHET NDENJUR NE SHPI, ishte kryeministri Rama.
Mund ta etiketojme si te duam, mund te kemi urrejtje patologjike e qejmbetje historike, por po ben realisht ate qe duhet, ate qe pritet nga nje kryeminister. Te udheheqe.
Nuk po shkon si koleget evropiane a boterore te vizitoje te semuret ne spitale, i veshur si Lui Amstrong, sepse i ka lene ne dore te atyre qe jane me te afte, mjekeve, por doli ne rruge, ne treg, te beje ate qe di te beje me mire, te mbushe mendjet. Ndaj duhet mbeshtetur.
Ne nuk jemi te paprekshem. Nuk na mbron as hudhra e as rakia. Nuk na mbron as arratisja ne fshatra e ne male. Duhet te ndihmojme veten. Duhet te ndihmojme njeri tjetrin.
E ne kete rast duhet te ndihmojme edhe perpjekjet e Rames. Nje njeriu qe nuk trembet nga infeksioni, pavaresisht distances, nje njeriu qe e merr rrezikun ne sy, qofte edhe per nje foto sensibilizuese, nuk i thua dot se po luan teater. Sepse i bie te jete aktor kumarxhi me jeten e vet.
E kete nuk e besoj per Ramen. Por ama besoj shume se po ben mbimaximumin qe Shqiperia te dale sa me pak e prekur.
A, nese disa duan me domosdo rrezimin e Rames. Nese jane te afte, te luajne si opozita ne Angline e pas Luftes se Dyte Boterore. Curcilli fitoi mbi nazizmin, mbrojti Angline, doli triumfator ne bote, por ama humbi zgjedhjet ne vend ne 1945, perballe opozites qe ishte krah tij ne kohen e luftes, sepse ishin ne krah te njerezve, sepse popullin e kishin te perbashket.