Lulzim Basha ka vijuar të japë këshilla në internet teksa ka habitur jo pak.
Teksa OBSH ka shpallur Pandeminë Globale, kreu i PD kërkon që Rama të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin.
Ai thotë që duhet të ndërpriten shpenzimet dhe paratë të shkojnë për shëndetësinë dhe paketën e ndihmës.
Në një mesazh të mbrëmjes së kësaj të hëne, Basha thotë se është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari! Madje përveç pagës që qeveria ka premtuar, Basha thotë se duhen dhënë sa lekë kanë nevojë, dhe jo sa marrin në muaj qytetarët.
Pjesë nga mesazhi i Lulzim Bashës:
– Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës.
– Të urdhërojë mbylljen e të gjitha bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers etj.
– Të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse e para është e pamjaftueshme.
– Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre.
– Të ndërpritet menjëherë çdo shpenzim tjetër dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute ekonomike me të cilat po përballen një numër në rritje familjesh.
“Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.
/JavaNews/a.r
si ka mundesi qe eshte kaq K.R!? pse duhet te postoni k.rlleqe te tilla?
Ky cdo dite del me propozime te reja,thua se Shqiperia ka GDP-ne e Amerikes.Ik o Lul rri ne karantine (mos dół as ne media) me mire ,se nuk te durojme dot me.
Sì mund tia besojme jetet tona nje vrasesi e zululoqe si ky?Turp per ne
Sì nuk dhe nje qindarke per popullin fukara,por jep urdhra qe s,vlejne as sa cicerimi i zogut.