Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar qytetarët se pikat e saj do të jenë të hapura në çdo zonë të kryeqytetit nga e hëna-shtunë, ora 08:00-12:00.
Teksa u kërkon qytetarëve që të zbatojnë masat në ruajtjen e distancës, UKT thekson se pagesat mund të bëhen edhe përmes rrugëve alternative.
UKT bën me dije se për defekte apo probleme të tjera që lidhen me furnizimin me ujë apo rrjetin e kanalizimeve telefononi në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili është aktiv 24 orë në 7 ditë të javës.
Njoftimi i plotë
Për t’ju ardhur sa më pranë, na gjeni në çdo zonë të kryeqytetit nga e hëna-shtunë, ora 08:00-12:00:
PIKA UKT – Rruga “Llazi Miho” mbi Spitalin Amerikan 3 (zyrat qëndrore)
PIKA UKT – Rruga “Petro Nini Luarasi”, mbi “Shkollën e Baletit”
PIKA UKT – Rruga “Bardhyl” përballë Spitalit
PIKA UKT – Rruga e “Kavajës”, përballë me Globe
PIKA UKT – Sauk
PIKA UKT – Qesarakë
Njësia nr. 3 UKT – Rruga “Jusuf Vrioni”, Blloku Vasil Shanto
Njësia nr. 4 UKT – Rruga “Artan Lenja”, Pranë Rep. të Zjarrfikseve
Arka UKT- Rruga “Mine Peza”
Arka UKT – Rruga “Ali Demi”
Arka UKT – Sheshi “Wilson”
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus).
Për kryerjen e pagesave të faturave të ujit ju mund të përdorni edhe këto kanale alternative:
▫Aplikacionet Bankare e-Banking
▫Easy Pay
▫Ëestern Union
▫AK Invest
Për defekte apo probleme të tjera që lidhen me furnizimin me ujë apo rrjetin e kanalizimeve telefononi në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili është aktiv 24 orë në 7 ditë të javës.