Presidenti Ilir Meta shpreh falënderime dhe mirënjohje për gazetarët e terrenit dhe stafet teknike në këto ditë të emergjencës së koronavirusi.
Duke publikuar një fotografi të gazetarëve të pozicionuar para Spitalit Infektiv, kreu i shtetit shkruan,
“Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë!”
Ai shpreh mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre.
“Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, thotë në mbyllje Meta.
/a.r