Vazhdon dërgimi i vakteve në çdo shtëpi për të moshuarit e Tiranës, që janë vetëm.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një statusi në “Facebook”.
Ai shprehet se distanca sociale lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin në këtë situatë alarmante ndaj koronavirusit.
“Edhe sot vazhdon dergimi i vakteve dere me dere per te moshuarit e Tiranes qe jane vetem! Askush s’eshte vetem ne qytetin tone – distanca sociale veç na lehteson betejen, duke mos harruar solidaritetin! Telefono te moshuarit prane teje per kujdes“, shkruan Veliaj.
g.kosovari