Edhe Turqia ka shënuar viktimën e parë me koronavirus. Lajmi u konfirmua të martën në mbrëmje nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Në luftën tonë, sot humbëm një pacient,” u tha ministri gazetarëve.
Ai tha se pacienti ishte një burre 89-vjeçar që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.
Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19 të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 98.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, në mbarë botën nga mbi 197 mijë raste të konfirmuara numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 7.900, ndërsa mbi 81 mijë të tjerë janë shëruar.
Numri i rasteve aktive është mbi 107 mijë, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 7 për qind në gjendje kritike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Evropën epiqendër të re të koronavirusit të njohur zyrtarisht si COVID-19, pasi fillimisht epiqendra ishte qyteti kinez Wuhan, ku në muajin dhjetor për herë të parë u shfaq virusi.
g.kosovari