Nga Fatos Tarifa
Nuk eshte e para here. Masonët. Helikopteret e zinj qe fshihen ne nentoken e Denverit, Colorado, qe do pushtonin boten per te krijuar Rendin e Ri Boteror. 11 shtatori si veper e administrates amerikane dhe e Shtetit te Israelit. Sot lufta tregtare mes Amerikes dhe Kines. Bullshit!
Nje nder proponentet e kesaj teorie te fundit konspirative, i cili po ben zhurme keto dite ne Internet, eshte gazetari amerika Kevin Barrett. Pandemine e sotme ky njeri e konsideron nje arme biologjike ne luften tregtare mes Amerikes dhe Kines, e cila do te coje ne nje Lufte te Trete Boterore! Bullshit. Kevin Barrett eshte i njejti gazetar, i cili, sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001 i quajti nje veper te Admimistrates se Uashingtonit dhe te hebrenjve.
Kriza te tilla nxjerrin ne drite shume sharlatane. Te tille shohim kudo. Madje edhe te ne.
Mreme, nje gazetare, ne nje prej studiove televizive, komunikonte ne Skype me nje mjek shume te njohur pikerisht per kete pandemi dhe rrezikun real te saj. Dhe gazetsria gjithologe (si shumica e gazetareve te studiove televizive), tha nje opinion te sajin mbi virusin e ri dhe pasketaj pyeti mjekun e shquar specialist: “A jeni dakord me mendimin tim, doktor?”. A mund te kete sharlatanizem me te madh?
Degjojme te flasin ne tv keto dite lloj-lloj te ashtuquajturish filozofe e psikologe, qe kritikojne qeverine ose u japin keshilla publikut. Edhe keta sharlatane, qe ne nje kohe te veshtire si kjo duan te behen protagoniste per dicka per te cilen s’kane haberin.
Opozita, nga ana e saj, cfarefo qe mund te kuptojme me fjalen opozite, po sillet si nje qeveri ne hije dhe jep edhe ajo keshilla se c’duhet bere. As pare as degjuar ne ndonje vend tjeter. Duket se kjo opozite nuk ka se me cfare te merret tjeter dhe perpiqet qe edhe pandemine e sotme ta perdore si nje arme politike kunder kundershtareve te saj. Opozita mendon se eshte qeveri, nderkohe qe une mendoj se, kete here, me masat e rrepta qe ka marre per te penguar perhapjen e virusit, qeveria shqiptare ka bere nje pune shume te.mire. Ajo ka vepruar e po vepron njelloj si qeverite e vendeve te tille, si Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Hollanda, Kanadaja dhe se fundmi Shtetet e Bashkuara. No further comment.
T’i leme mjeket tane te mrekullueshem te punojne e te flasin. Le te degjojme vetem ata. Shoqeria moderne eshte shoqeri racionale, shoqeri e eksperteve, jo shoqeri e spekulanteve dhe e karagjozeve politike.
U desh te vuanim pasojat e nje termeti shkaterrimtar qe te cmonim diturine dhe ekspertizen e inxhiniereve tane te talentuar qe u shprehen per te. U desh kjo pandemi e rrezikshme qe te pranojme e te cmojme mencurine dhe ekspertizen e mjekeve tane te mrekullueshem. Keta paguhen kaq pak dhe punojne e bejne kaq shume per ne. Mjeket jane sot heronjte e dites. T’u perulemi atyre me respekt te thelle.