Një çift italian që jetuan ne martese per 60 vjet vdiqën vetëm dy orë nga njeri-tjetri të martën, pasi ishin prekur nga koronavirusi.
Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, jetuan në qytetin Albino, në provincën veriore të Bergamos.
Djali i tyre, Luca Carrara, i ka mbetur merak se ata vdiqën vetëm’ pasi ai nuk ishte në gjendje t’i përqafonte ata per te fundit here.
“Daily Mail” raporton se çifti kaloi tetë ditë i mbyllur në shtëpi me ethe, temperature 39 gradë, pa ndihmë mjekësore.
Luigi, babai, u dërgua në spitalin e Bergamos të shtunën dhe nëna e tij u pranua në të njëjtin institucion të dielën.
Njëri vdiq në 9.15 të mëngjesit dhe tjetri në 11:00, më pak se dy orë larg.
Luca i tha gazetës Corriere della Sera se ata ‘vdiqën vetëm’ në institucion pasi ai nuk ishte në gjendje t’u thoshte lamtumirë.
Ai shtoi: ‘Të dashurit e tu qëndrojnë vetëm dhe ti nuk mund te besh asgje, as ti perqafosh”.
Djali me pas shkroi një mesazh prekës në mediat sociale, si lamtumire te fundit per prinderit: ‘Përshëndetje mami dhe babi, ky virus i keq ju bëri që të largoheni në të njëjtën ditë, a do të vazhdoni të grindeni atje lart? Unë mendoj kështu, por më pas gjithçka përfundon në një përqafim ‘.
Luca, i cili punon për ndërmarrjen e ujësjellësit në Bergamo, aktualisht është në karantinë me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Ai tha se prindërit e tij ishin bllokuar brenda për një periudhë kaq të gjatë sepse ‘nuk kishte asnjë mjek aty pranë’.
Luca u përpoq të telefononte shërbimet e urgjencës në ‘112’, por askush nuk erdhi në shpëtim.
‘Le të jetë e qartë se unë nuk fajësoj 112 (shërbimet e urgjencës),‘ i tha ai Corriere della Sera.
Ka pasur 12,462 raste të konfirmuara të COVID-19 në Itali, më e larta se kudo vend tjeter jashtë territorit të Kinës, dhe 827 njerëz kanë vdekur. / Javanews