Sonila Meço i ka përcjellë një mesazh për ditëlindje, presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi.
Për gazetaren ai është më i miri dhe se emri i tij do të lakohet me vite, shekuj dhe mijëvjeçarë.
“Aftësia e një njeriu dallohet edhe me cilësinë e miqve, dhe bashkëpunëtorëve që zgjedh në jetë.
Nuk po flas për vete. Në këtë rast jam duke folur për aftësinë e një njeriu i cili në këtë rast ekzaktësisht ja vlën të ndjejë mirënjohjen e miqve dhe bashkëpuntorëve të tij.
Unë jam një prej tyre, në fakt pas tre vitesh shkëputje mediatike, rikthimi im në televizion ishte një sfidë e vështirë personalisht dhe mu desh të mendohesha por bëra zgjedhjen e duhur, dhe fillova në radio televizionin Ora, ja këtu. Falë këtij njeriu.
Në 55 vjetorin e tij jam e bindur, tani që edhe unë kam 1 vit e gjysmë që jam në televizionin e tij, ka qenë zgjedhja më e mirë e mundshme.
Uroj që në 100 vjetorin tënd të gjithë së bashku të themi jo vetëm ja dolëm me “Yldon Media Group”, por do kemi mundësinë që me vite e shekuj e mijëvjeçarë që Shqipëria ja doli të bëjë media të mirë. Gëzuar Ylli Ndroqi!”, shkruan Meço.