Laçi ka regjistruar fitoren e 3 radhazi pasi ka mposhtur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-1.
Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu dominon dhe në fund shpërblehet me 3 pikë duke u ngjitur në vendin e tretë me 41 pikë. Pas një pjese të parë pa gola Bedri Greca shblloki sfidën në minutën e 56-të. Pas një gjuajtje nga distanca e Xhixhës, grushton në vështirësi portieri Hidi, që e lë në qendër për Grecën që nuk fal.
Avantazhi i kurbinasve zgjati vetëm 7 minuta pas Bylisi vendosi ekuilibrat nga pika e bardhe e penalltisë me Maconen. Kur sfida po i drejtohej një barazimi mendon Donald Rapo i cili pas përfiton nga një grushtim jo i mirë i Hidit e dërgon topin në rrjetë. Finalizimi i mesfushorit rezultoi përcaktues duke i dhenë Laçit 3 pikë të vyera në objektivin për zonën Europiane.
Ndërkohë ballshiotët e Velko Dovedan pas 5 barazimeve radhazi pësojnë një humbje që e largon me vendet e para të renditjes së klasifikimit në Kategorinë Superiore.
Për t’i dhënë fitoren Laçit mendoi Donald Rrapo, i cili shënoi pas një rrëmuje në zonën e Bylisit. Kështu, ekipi i Cungut konfirmon momentin e mirë dhe mban vendin e tretë i vetëm me 41 pikë, ndërsa ballshiotët vijojnë të mos e njohin fitoren në vitin 2020.