Policët bashkiakë kujdesen çdo ditë për të siguruar fëmijët para procesit të mësimit, duke nisur që nga kalimi i rrugës, e deri në shoqërimin e tyre tek dera e shkollës.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se mëngjesi i gjen punonjësit në krye të detyrës.
“Në shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët”, dita nis dhe përfundon me sigurinë maksimale për vogëlushët. Tani, ata të gjithë e dinë se të kalosh në vijat e bardha e ke marrë 10-ën e parë nga ekipi i Policia Bashkiake Tiranë, të tjerat pastaj në klasë. Tirana100″, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon disa foto nga angazhimi i përditshëm i policëve bashkiakë për të ndihmuar të vegjlit të kalojnë rrugën. /e.s/