Një pikë këmbimi është vjedhur me anë të mashtrimit në Fier. Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjet me justifikimin se po kërkon autorët.
Një shtetas ishte prezantuar si azerbajxhanas dhe kishte shkuar për të këmbyer valutë të huaj me 50 mijë euro.
Ka marrë eurot dhe i ka futur në valixhe. Në një moment kambisti është shpërqendruar dhe hajduti ka marrë eurot nga valixhja duke e lënë bosh. Më pas është larguar duke thënë se do shkonte në bankë të sillte dollarët me të cilët do blinte eurot. Kambisti e kuptoi 15 minuta më pas që valixhja ishte bosh.
Por kanë qenë kamerat e sigurisë në zonë ato që kanë nxjerrë blof mashtruesin, i cili është fotografuar me pak mjekër, një kapele në kokë dhe syze. /e.s/