Një vajzë 17-vjeçare nga Gjilani i Kosovës ishte larguar me të dashurin ditën kur do të martohej me një person që e kishte fejuar familja.
Por ajo që kishte menduar iu kthye në tmerr. Ajo u detyrua të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj. 17 vjeçarja braktisi familjen mesnatën e 23 shkurtit.
Menjëherë prindërit e saj kishin lajmëruar Policinë Rajonale të Gjilanit, por më 24 shkurt familja njoftoi se e bija ishte kthyer sërish në shtëpi.
Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.
Dhunimi seksual ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi. Menjëherë policia ka vendosur në pranga 3 nga 4 të dyshuarit.
Të arrestuarit kanë treguar versionin e tyre para instancave por Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.