Pasditen e 26 shkurtit, policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, njëri me aftësi të kufizuara, në parqet e makinave të Bennet të San Martino Siccomario në Pavia. Dy të arrestuarit janë shtetasit me inicialet O.D. 26 vjeç dhe 29 vjeçari F.D.
Operacioni u quajt “BOY DELIVERY” dhe prej kohësh kishte pikasur dy shqiptarët, të cilët shiheshin duke bërë veprime të dyshimta, që dukeshin si tregtim të lëndëve narkotike, raportojnë mediat italiane. Ajo që vuri re karabinieria italiane, ishte fakti se dy vëllezërit përdornin biçikleta për të transportuar lëndën narkotike, gjithmonë me qëllimin që mos të binin në sy të policisë.
Prokuroria lokale ka lëshuar dy urdhra arresti për të dy shqiptarët, kurse u sekuestruan edhe gati 4000 euro e 2 dy celularë. Ata u dërguan të dy në paraburgim, në gatishmëri të autoriteteve. /e.s/