Koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Ky lajm është konfirmuar nga vetë institucioni prej të cilit pritet dhe përgjigja nëse Kreu i Shtetit ka kryer apo jo shkelje për ta shkarkuar.
Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars. Presidenti Meta kishte njoftuar publikisht se do të merrte pjesë dhe do të paraqiste personalisht fakte se ishte maxhoranca dhe jo ai që shkelën ligjin me emërimet në gjykatën kushtetuese.
Kjo është hera e dytë që maxhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentit. Ky i fundit, gjithashtu ka dërguar emërimet në kushtetuese për interpretim në Venecia.
Maxhoranca, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do të marrë vendim në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pa pasur një opinion nga Venecia.