Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka prezantuar zonat ku do të rindërtohet si dhe modelet e shtëpive.
“Kemi 398 hektarë zona rindërtimi dhe 180 mijë metra katrorë rindërtim ku përfshihet edhe ambiente publike. Kemi ecur me identifikimin e zonave të ndërtimit ku kemi: Kurbin, Laç – 500 apartamente të dhuruar nga Turqia, Thumanë, Shijak, ka prekje të veçantë, kemi planifikim të rindërtimit, ku pallatet do ndërtohen aty ku janë prishur të vjetrit.
1716 familje do të vendosen në banesa kolektive. Nuk flasim vetëm për akomodim të zonave rezidenciale, por edhe për riurbanizim të zonave të ndërtimit. Në zonën e Laçit janë dëmtuar edhe shumë godina të vjetra. Në Durrës kemi një zonë të re në Shkozet, në Kavajë kemi rindërtim në të njëjtën hapësir, në Fushë Krujë do bëjmë një planifikim urban, Bubqi është një nga zonat e planifikuara, ndërkohë që në Vorë kemi rindërtim në zonat ku ka pasur shembjen. Në Durrës do i japim frymëmarrje një zone të re. Janë 9 zona në Bashkinë e Tiranës. Në këto zona kemi jo vetëm rindërtim por edhe një zhvillim të ri, qendra studentore dhe shumë struktura të reja. Nevoja për shtëpi individuale janë hartuar në tre modele banesash. Janë hartuar duke pasur parasysh të jenë lehtësisht të ndërtueshme, një katëshe, me kopshte, oborre, veranda dhe ambiente të përbashkëta. Hapësirat bazike, ato të ditës të jeë të orientuara drejt jugut. Teknologjia është modulare, fabrikante, kanë një bazament me një pllakë betoni. Organizimi është bërë në një mënyrë të tillë modulare. Komoditeti është përkthyer në një kriter tjetër që do të jetë jetëgjatësia. Kemi arritur që këtë kursim ta çojmë në një jetëgjatësi prej 7 vitesh. Materialet janë 90% të riciklueshme. Një element për të mos u nënvlerësuar është përballimi i erërave. Montimi llogaritet të bëhet brenda 30 ditëve”, tha Margariti.
g.kosovari