Në një njoftim, ambasada dhe konsullatat në Milano dhe në Bari u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për në Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane në situatën e emergjencës.
Ambasada ka bërë publike edhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë.