Gjykata e Strasburgut i ka dërguar shtetit shqiptar pyetjet për padinë e deputetit socialist Ilir Beqja për heqjen e mandatit në vitin 2011 me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike.
Një vit më vonë, në vitin 2012, Beqja paditi në Gjykatën e Strasburgut, qeverinë e asaj kohe në drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Beqja e kishte fituar mandatin e deputetit në gusht të vitit 2009, ndërkohë që një vit më vonë Kuvendi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ta shkarkuar atë nga ky post.
Nëse Beqja do të dalë fitues nga ky proces, atij do t’i njihen vitet që nuk e ushtruar detyrën e deputetit duke e paguar kështu për tre vitet e heqjes së mandatit.
g.kosoavri