Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas thyerjes së 164 stolave në stadiumin ”Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes së djeshme Tirana- Kukësi.
Rama shprehet se përgjegjësit duhet t’u ndalohet hyrja përgjithmonë në stadiumet shqiptare si dhe të shkojnë mbrapa hekurave, ashtu siç e përcaktojnë nenet e reja të Kodit Penal.
STATUSI I RAMËS
Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT. /e.s/