Një vajzë vetëm 8 vjeçe vdiq nga plakja e parakohshme. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku mjekët thonë se mosha biologjike e Anna Sakidon ishte afër 80 vjeç kur ajo vdiq pavarësisht se lindi vetëm tetë vjet më parë.
Sëmundja e rrallë gjenetike nga e cila vdiq quhet sindroma “Progeria Hutchinson-Gilford”.
Kjo gjendje bëri që eshtrat e saj të rriteshin shumë ngadalë, duke ndikuar në lëvizjen e duarve dhe këmbëve, dhe organet e saj po plakeshin shpejt.
Sipas DailyMail, vogëlushja kishte pësuar shumë probleme shëndetësore dhe kur vdiq peshonte vetëm 17 kg.
Nëna e saj e re, Ivana, tha se ishte e gatshme të sakrifikonte gjithçka për ta parë vajzën e saj të shëndetshme edhe pse nuk ja doli dot.
Hulumtimi në Hollandë tregoi që kjo gjendje prek një në 20 milion lindje. Sot numërohen rreth 160 vuajtës në botë me këtë sindromë.