Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, e cila përfaqëson opozitën e re, së bashku me deputetin Ralf Gjoni, ka qenë e ftuar në Paris, krahas deputetëve dhe politikanëve të tjerë nga rajoni.
Rudina Hajdari është takuar veç organiztorëve të konferencës edhe me ish-kryeminsitrin grek, Alexis Tsipras.
Në mesazhin e saj, Rudina Hjadari, ndryshe nga qëndrimi i PD-së dhe i saj një vit më parë, pas kësaj vizite në Paris, jep shpresë për një të ardhme më të mirë.
“Vizita në Francë këtë herë, ndryshe nga viti kaluar, më dha një shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha ajo.
“Solidariteti i treguar për Shqipërinë gjatë Konferencës së Donatorëve, tregon se ne nuk jemi vetëm por pjesë e familjes Evropiane. Prandaj jam shpresëplotë se mobilizimi i vendeve anëtare për të ndihmuar popullin shqiptar në kohë të vështira, tregon se jemi shumë afër rrugës së shumë pritur që edhe ne të jemi pjesë e familjes Evropiane”.
Hajdari duke shpresuar se edhe Franca do të ndezë dritën jeshile të çeljes së negociatave, thotë se tani gjithçka mbetet në duart e politikës shqiptare.
“Por topi tani është te ne, dhe duhet të tregojmë përgjegjësi ndaj reformave dhe transparencë të plotë. Ky shans nuk duhet humbur për të mirën e Shqipërisë Evropiane”, theksoi Rudina Hajdari.
/a.r