Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në fshatin Rrenc në Gurin e Zi, Shkodër.
Automjeti tip “Mercedes Benz” drejtohej nga 32-vjecari i identifikuar me inicialet E.H., i cili është dërguar në Spitalin e Shkodrës.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.