Një shqiptari rrezikshëm ka rënë në prangat e policisë së Maqedonisë së Veriut pasi kërkohej prej dy vitesh.
Ai është identifikuar si Jetmir Vezi, i cili dispononte dokumentat nën emrin Jetmir Korra.
I dyshuari si anëtar i grabitjes së makinave është transferuar në burg dhe pritet të ekstradohet në Itali.
Jetmir Vezi bashkëpunonte me tre të tjerë, të identifikuar si Eduard Vezi, Roland Çami, dhe Qerim Çami, që operonin në Itali dhe njiheshin si anëtarë të bandës së grabitjes së makinave “Audi gri”.
Që prej 21 marsit të vitit 2018, Jetmiri u shpall në kërkim ndërkombëtar. Aso kohe u zhvillua operacioni i policisë që vuri në pranga tre anëtarët e bandës që udhëtonin me një makinë tip “Audi A8”, por Jetmiri ia doli që të shpëtonte.
Banda e tyre kishte frikësuar shumë qytete të Italisë pasi bëheshin vazhdimisht grabitje makinash.
Një ditë policia u vu në ndjekje dhe vuri re se po lëviznin katër persona. Pasi identifikuan makinën, nisën ndjekjen dhe të dyshuarit si pjesë e bandës së grabitje tentuan të arratiseshin, por u kapën nga efektivët.
I vetmi që i shpëtoi prangave ishte Jetmir Vezi, i cili u arrestua më 17 shkurt 2020.
/a.r