Një terapiste seksi hollivudiane gjeti vdekjen fundjavën e kaluar dhe i dyshuar për vrasjen e saj është ish-i dashuri.
Bëhet fjalë për Amie Harwick, ish-modelja e Playboy, e cila ka qenë ish-e fejuara e komedianit Drew Carey. Por ish-partneri që dyshohet se i mori jetën është identifikuar si Gareth Pursehouse.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 38-vjeçarja u gjet pa ndjenja poshtë shtëpisë e saj në Hollywood Hills dhe kishte lëndime serioze në trup.
Banorët e zonës telefonuan policinë dhe thanë se kishin dëgjuar një grua duke bërtitur. Sapo arritën në vendngjarje, gjetën trupin e saj në tokë pasi kishte rënë nga ballkoni i katit të tretë.
Ata e dërguan me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur pasi nuk i mbijetoi dot lëndimeve të shumta.
Mësohet se Amie kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë kishte përfunduar kur ndodhi ngjarja tragjike.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Gareth Pursehouse, 41-vjeç, që tashmë do të përballet me akuzat e vrasjes. /a.r