Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Gjilan, ku dyshohet se është vrasje e shumëfishtë, raportojnë mediat kosovare.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.
Policia e Gjilanit e ka konfirmuar për “Express” se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për disa të vrarë. Deri tani dyshimet janë për 5 viktima.
Një efektive policia ka vrarë me armë zjarri dy prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë vetën.
“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa priten detaje të tjera nga polici.
g.kosovari