LSI ka reaguar jo fort e kënaqur, pas mbledhjes së 1.15 miliardë eurove në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
“Ka shume rendësi qe leket e donatoreve per termetin te mos shkojne dëm si ato te Reformes ne Drejtësi qe u treten si kripa ne ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze te shtetit nga rilindja”, shkruan Petrit Vasili.
Me sa duket, edhe në këtë rast, opozita nuk gjen dot ndonjë fjalë të mirë, duke qenë se ato para që janë mbledhur nuk janë për Ramën, por për qytetarët nevojtarë, që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.