Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen mëngjesin e së shtunës, duke u kthyer nga puna për në shtëpi në rrugën Montegrappa në Pieve të Soligo, provincë e Trevizos.
Bëhet fjalë për 52-vjeçaren Diturie Hoxha, e cila punonte si kujdestare tek një e moshuar.
Mëngjesin e 15 shkurtit ajo po kthehej për në banesë me biçikletë, pasi kishte mbaruar turnin e punës.
Gruaja nënë e dy fëmijëve, u përplas nga një furgon i drejtuar nga 44-vjeçari italian D.V., duke bërë që të gjejë vdekjen, si pasojë e hedhjes tutje në asfalt.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u shoqërua në polici, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r