Më 17 shkurt, pritet të zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, rreth 1.000 të tjerë u plagosën, dhe rreth 14 000 persona janë të zhvendosur përkohësisht. Mijëra ndërtesa janë dëmtuar seriozisht, përfshirë shkollat dhe objektet e kujdesit shëndetësor.
BE, shtetet e saj anëtare, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera, si dhe nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë OKB dhe Bankën Botërore, do të marrin pjesë.
Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” do të fillojë në orën 14:30. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të kryesojë konferencën në prani të kryeministrit Edi Rama.
Një prezantim i vlerësimit të nevojave pas katastrofës (PDNA) do t’i paraprijë hapjen e konferencës që më pas do të pasohet nga një dalje për mediat.
Sipas vlerësimeve të qeverisë shqiptare “fatura” e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar i kalon 1 miliard lekë.
Kujtojmë se Holanda i dhuroi Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtim, lajm i komunikuar dje përmes ministrit të Jashtëm Stef Blok.
Edhe Turqia ka premtuar se do të ndërtojë 500 njësi banimi në Laç dhe po ashtu do të jetë sërish pjesë e Konferencës së Donatorëve.
Axhenda e konferencës më 17 shkurt
14.30 – 15.00
Hapja dhe mirëseardhja
Fjala përshëndetëse nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel
15.00 – 15.10
Video në lidhje me tërmetin dhe reagimin fillestar të urgjencës
Prezantuar nga Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič
15.10 – 16.00
Prezantimi i vlerësimit të nevojave pas katastrofës
Prezantimi i vlerësimit të nevojave pas katastrofës – Koordinatore Kombëtare e PDNA, Milva Ekonomi
Prezantimi i mekanizmave financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit – Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj
Deklaratë e Kombeve të Bashkuara – Mirjana Spoljaric, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Asistent Administratori i UNDP, dhe Drejtori i Byrosë Rajonale të UNDP për Evropën dhe CIS
Deklaratë e Bankës Botërore – Linda Van Gelder, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor
Deklaratë e Bashkimit Evropian – Komisioneri Olivér Várhelyi
16.30 – 18.30
Deklarata e Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
Deklaratë nga vendet dhe organizatat e tjera të ftuara
18.30 – 18.40
Vërejtje përmbyllëse dhe përfundime – Komisioneri Olivér Várhelyi
18.45 – 19.00
Konference për shtyp