Deputeti Kujtim Gjuzi ka përdorur një gjuhë kërcënuese në Kuvend teksa diskutohej rreth ndryshimeve në ligjin e shpronësimeve. Ai ka thënë se kushdo që kërkon t’i marrë pronën, do të përballet me të drejtën zakonore.
“Kujtim Gjuzit nuk i merrni dot prona. Unë e kam me të drejtë zakonare. Hajde njëherë e provojeni. Tek pronat e mia. Jeni vrasës dhe na thoni ne për kërcënime. PS ka kriminalizuar në vend. Ne nuk ju lejmë që të bëni krime për pronën. Ne punojmë deri në orët e vona. E keni ju qeverinë. Ne nuk jemi B… pambuk. “ tha ndër të tjera Gjuzi.
“Ilir Meta jepe dorëheqjen. S’do me të heq PS se do të shtyjë ditën në Kuvend. A kujtoni se ja dhashë kot Bushatit flamurin? Ju s’keni kryeministër, i 12… Tashmë kryeministri do të jetë katolik dhe do të shuhet gjaku.”
/a.r