Autoritetet britanike janë vënë në alarm, pasi dyshohet se një shpërndarës droge në burgun e sigurisë së lartë, mund të jetë infektuar nga koronavirusi.
Sipas mediave të huaja, ai është ekstraduar nga Tajlanda drejt Mbretërisë së Bashkuar më 27 janar.
Mark Rumble, 31 vjeç, nga Oksfordshire, u dërgua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me akuzat për shpërndarje droge.
Raportohet se ai ka rënë përtokë pa ndjenja ditën e djeshme në qelinë e tij, Ndërsa një tjetër i burgosur shfaqi simptoma të ngjashme me gripin.
Autoritetet britanike kanë kërkuar llogari nga Tajlanda, por zyrtarët e kësaj të fundit thanë se 31-vjeçari britanik ishte në gjëndje të udhëtonte.
Ministria e shëndetësisë e Tajlandës ka këmbëngulur se bosi i drogës që u prek nga koronavirusi ishte i shëndetshëm para se të ekstradohej në Mbretërinë e Bashkuar.
Rumble nuk kishte asnjë simptomë të virusit kur ai u testua para se të fluturonte përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhe kjo thotë ministria se ai i kaloi të gjitha kontrollet për standardet shëndetësore të të burgosurve që kalojnë përpara se të ekstradohen, duke pretenduar se ai nuk do të lejohej të udhëtonte po të ishte prekur.
Zyrtarët në Tajlandë, vendi i parë jashtë Kinës që regjistroi një çështje më 13 janar, pretendojnë se nuk ka pasur asnjë rast midis 300,000 të burgosurve në vend.
Tashmë autoritetet britanike kanë frikë se mund të jenë infektuar edhe të burgosurit e tjerë, apo dhe vetë gardianët.
Tajlanda është i pari vend, pas Kinës, që u prek nga koronavirusi.
Ndërkohë, një person u tretë po testohet për koronavirus. Në total janë konfirmuar 33 raste me koronavirus në Tajlandë, vendi i parë ku u përhap virusi jashtë Kinës. / Javanews