Sot u takua delegacioni i opozitës jashtëparlamentare me delegacionin e Venecias për çështjen e paketës “Anti-shpifje”.
Përfaqësues të opozitës ishin ish-ministri Genc Pollo, ish-deputeti Edmond Haxhinasdto dhe ish-deputetja Albana Vokshi. Në përfundim të takimit, Vokshi bëri një prononcim për mediat ku u shpreh se beson tek opinioni i Komisionit të Venecias.
Përveç kësaj, theksoi se paketa “Anti-shpifje” nuk duhet të përmirësohet, por duhet të anulohet e të griset.
“Përfunduam një takim frytdhënës me Komisionin e Venecias, të cilët janë në Shqipëri për paketën e ashtuquajtur anti-shpifje. E them frytdhënës sepse ne besojmë që Komisioni i Venecias do dali në një konkluzion objektiv pas takimeve që kanë pasur gjatë gjithë ditës së sotme. Ne ishim në këtë takim si pjesë e opozitës reale ku shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës anti-shpifje ku të dy ligjet qoftë për AMA-në dhe AKEP janë të hartuara në mënyrë jo transparente me qëllim për të kontrolluar median online, kritike të qeverisë dhe kryeministrit”, u shpreh Vokshi.
Ish-deputetja i bëri thirrje qeverisë që të nisë zbatimin sapo të merret opinioni i Komisionit për paketën.
/a.r