Në ceremoninë për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, nuk kanë munguar as batutat nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit tha në Pallatin e Brigadave se Tirana është një qytet ku të huajt gjithmonë kërkojnë të kthehen.
“Sigurisht që përveç Tiranës, e gjithë Shqipëria është tërheqëse dhe bën që të huajt të rikthehen. E duan shtetasit e Bashkimit Evropian që janë të lodhur ndoshta në vendet e tyre nga rregullat. Apo ata nga SHBA që kur vijnë këtu ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë…” – tha Rama në ceremoni.
Ai u shpreh se askush nuk do ta pengojë dot Tiranën në të ardhmen që të mos jetë befausese, shkruan JavaNews.
Rama u ndal edhe tek historiku i kryeqytetit.
“Është një qytet që 100 vjet përpara ishtë shumë i vogël, edhe pse kishte rrugën e Kavajës, Dibrës, Elbasanit dhe rrugën dhe Durrësit. Dhe u ndërtua si pak qytete nga shumë duar që ia lanë stafetën njëra tjetrës” – tha ai.
Rama rrëfeu edhe historinë e një ambasadori, shkruan javanews.al
“Teksa erdhi në Rinas nuk dilte nga aeroporti sepse donte makina të blinduara dhe automatikë. Kishte frikë se e rrëmbenin, apo mos e martonin me zor. Nuk e di… Kur erdhi tek unë fjala i thashë po të duahs kthehu sepse këto shërbime nuk i ofrojmë. Të nesërmen kur më takoi më kërkoi falje. Tha se ka parë shumë vende, por kurrë s’e kishte parë veten e tij aq budalla. Pra atë që priste, ta gjente krejt ndryshe” – tha kryeministri në ceremoninë ku nuk mungonte as trupi diplomatic në vendin tonë. /JavaNews/a.r