Erërat e forta dhe shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete angleze, veçanërisht në veri të Anglisë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet momenti shokues kur babai përpiqet të ndihmojë fëmijët. Era e fortë rrëzoi djalin e vogël ndërsa mori me vete karrocën me fëmijën në të.
Kalimtarët të tronditur bërtitën pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej nga ndonjë një makinë.
Për fat të mirë babai veproi në kohë ndërsa moment i frikshëm u kap nga një kalimtar. /e.s/