Java ka filluar me lëvizje në Policinë e Shtetit teksa janë emëruar tre shefa komisariatësh të rinj në veri të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Polisisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, duke bërë rrokadë në disa komisariate.
Nik Nikolla, shefi i Komisariatit të Tropojës është emëruar në krye të komisariatit të Lezhës dhe është zëvendësuar me Arian Dumin.
Nga ana tjetër mësohet se Agron Kurti që më herët ka qenë shef i Komisariatit të Lezhës është transferuar në Kukës, dhe shefi i komisariatit të Kukësit, Arben Kalaja është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
g.kosovari