Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Fier, ku një grua i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga pallati.
Akti fatal është kryer rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, File Troka, 76 vjeçe.
E moshuara gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 76-vjeçarja vuante nga sëmundja e depresionit.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
g.kosovari