Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një votim i lirë dhe të shmanget shitblerja e votës.
Gjatë konferencës ‘live’ me qytetarët në Facebook, që duhet theksuar ishte e montuar dhe nuk i përgjigjej në kohë reale pyetjeve të qytetarëve, Basha iu përgjigj disa pyetjeve ku një ndër to kishte të bënte pikërisht me sistemin zgjedhor.
Basha tha se:
“do të bëj gjithçka që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore. Janë një nga pikat e programit të punës. Ne kemi parë në dhjetor se si mund të ndërtohet një sistem për votimin elektronik relativisht brenda një kohe të shkurtër, një sistem i thjeshtë, i cili mund të mos e eliminojë, por do ta bëjë shumë më të vështirë procesin e shitblerjes së votës apo të identifikimit të mënyrës se si kanë votuar zgjedhësit. Pra do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi’.
/a.r
Dhe ne antaret e PDse nuk ju votojme ju ,,,,,,,zgjedhje demokratike brenda PDse
Ti je i provuar per te sajten here do vote
Votimi elektronik ne zgjedhjet e fundit te demokrateve ne shtetit e Iowa tregoi se mbeshtetja tek teknologjia per kete process nuk eshte e qendrueshme dhe rrjedhimisht te bazosh nje aksion politik tek kjo alternative eshte gabim fatal. Nuk besoj se Shqiperia megjitha portat e hapura eshte me e zonja se Amerika te administroje nje sistem votimi online.