Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të paketës “anti-KÇK”, ju kërkoi dy personave të cilët rezultojnë me precedentë penalë që të provojnë pasurinë e tyre brenda 24 orëve.
Për Plarent Dervishajt, me banim në Durrës, u tha se rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.
Ndërsa Suel Çela, me banim në Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh. Por kush janë dy personat e vendosur në shënjestrën e OFL?
Suel Çela pak muaj më parë u shpall i pafajshëm, pasi nuk u provua të ketë qenë në makinën Audi kur u përplas me makinën e policisë në Elbasan.
Sule Çela
Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.
Ndërsa Plarent Dervishaj mbeti i plagosur në 20 qershor 2019, në atentatin me armë zjarri të ndodhur në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën e re të ish-Kënetës.
Krahas 47-vjeçarit Dervishaj i plagosur mbeti edhe Juljan Meçja 36 vjeç.
Dy të plagosurit po udhëtonin nga Maminasi në Durrës, ku persona të paidentifikuar iu bënë pritë dhe hapën zjarr ndaj tyre.
Të plagosurit janë emra të njohur për policinë, pasi Juljan Meçja njihet si anëtar i bandës së Lul Berishës në Durrës, ndërsa Plarent Dervishi është kunati i Lul Berishës.
Plarent Dervishi
g.kosovari