Çështja e impeachment për Donald Trump është mbyllur zyrtarisht, ai u lirua zyrtarisht nga Senati amerikan për të dy aktakuzat mbi të cilat ishte paditur nga Dhoma Dhjetorin e kaluar.
Asnjë fajësim dhe asnjë surprizë, pra, duke pasur parasysh që shumica në këtë krah të kongresit amerikan është republikan. Siç pritej, në fakt, dy akuzat, shpërdorim i pushtetit dhe pengim i punës së Kongresit, u refuzuan përkatësisht me 52 vota kundër 48, dhe 53 kundër 47.
Kështu përfundoi një betejë disa mujore, e cila konsiderohet një fitore shumë e madhe për presidentin dhe një provë mirënjohjeje nga senatorët e tij.
Trump kështu mund ta nisë lirisht dhe plotësisht fushatën e zgjedhjeve presidenciale për vitin 2020. Rezultati, megjithatë, ishte i qartë për një kohë të gjatë dhe u bë e qartë kur, më 31 janar, Senati vendosi të mos thërriste dëshmitarë të rinj siç kërkohej nga demokratët.
Menjëherë pas lajmit të lirimit nga akuzat e ngritura, Trump ndau në Twitter një animacion ironik që nënkuptonte qëndrimin e tij në Shtëpinë e Bardhë për një kohë të pacaktuar, përpara se të njoftonte një fjalim për ditën e sotme.
Kështu përfundoi procesi i tretë i impeachment të një presidenti në historinë e Shteteve të Bashkuara, pas atyre kundër Andrew Johnson në 1868 dhe kundër Bill Klinton në 1999.
Donald Trump ishte gjithashtu procesi më i shpejtë: 20 ditë në total, në krahasim me pesë javët e procesit të fajësimit kundër Klinton dhe mbi tre muajve të asaj kundër Johnson. Gjithashtu Trump është presidenti i parë që rikandidon për President edhe pas një ngjarjeje delikate dhe të fortë siç ishte impeachment.