Teksti i mesazhit, që ai akuzohet se i dërgoi drejtorit të Burgjeve është “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”.
Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia duke e dërguar në spitalin psikiatrik personin e arrestuar dy ditë më parë, Muharrem Zilija me akuzën e kërcënimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.
Në seancën e sotme për njohjen me masën e sigurisë, gjykata ka vendosur shtrimin në spitalin psikiatrik, pasi ka rezultuar se vuante nga problemet mendore dhe ishte me kartelë.
Zilija pretendon se merr ilaçe për depresionin.
Teksti i mesazhit, që ai akuzohet se i dërgoi drejtorit të Burgjeve është “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”./e.s/