Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën ligjore të quajtur ‘anti KÇK’.
Në një reagim në Twitter, Basha thotë se Rama është i tmerruar nga ligjet e veta dhe se qeveria e tij është mishërimi më i qartë i KÇK.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta.
I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.
Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.“- shkruan Basha.
/a.r