Nga Kreshnik Spahiu
Ibrahim Rugova dikur u takua me Milosheviçin, por sot askush nuk e quan tradhëtar.
Trump u takua me Kim Jongun por askush nuk e quan humbës.
Merkel dialogon rregullisht me Putin por askush nuk e quan të dështuar.
Amerikanët po dialogojnë me talenanët dhe askush nuk ka frikë se nga dialogu me armikun do dalin të humbur.
Pse kjo frikë e Lulit të dialogoj me Edi Ramën?
Lulzim Basha po dialogon me çdo ambasador, diplomat, euro-deputet madje aq shumë e ka ul pazarin sa çdo të huaj që takon nga Bullgaria, Estonia, Italia ….e trajton si mbësntetje ndërkombëtare dhe e përcjell me kamera tek oborri i PD.
Të njëjtēn gjë bëri edhe 3 vjet më parë. Hapi çadrēn dhe fluturoi 3 herë në Amerikë dhe kur kthehej nuk tregonte asnjë emër që mund të kish negociuar por merrte mikrofonin dhe ulërinte: “Kemi mbështetje absolute nga miqtë tanë përtej oqeanit. Amerika na ka thënë: Mos e mbyllni çadrën”.
Në fund ngeli si “peshku pa ujë” kur Amerika e kapi nga veshët dhe e uli me Edi Ramën në tavolinë!
Por tashmë budallallëku i tij ka kaluar çdo kufi. Sillet si i virgjër dhe llastohet si femër e ndershme, duke harruar se gjithë Shqipëria e di sa herë e ka “bërë” me Edi Ramën.
Po pse kjo frikë e madhe nga dialogu?
Basha mund të ulet dhe t’ja kërkoj dorëheqjen në tavolinë dhe madje të gjithë do e duartrokasin nëse e bën si burrat me kamera LIVE në TV.
Jo jo ai nuk e do këtë gjë dhe ka 2 arsye:
– Ai është lider aq i dobët sa askush nuk ka besim se nga dialogu ai do dal i fituar. Pse demokratët kishin besim po të dialogonte Berisha, dhe pse socialistët nuk kanë frikë nëse lideri tyre Rama ulet në dialog me Bashën
– Jo vetëm demokratët s’kanë besim por as Berisha nuk e lejon sepse i duket i paaftë, madje ka konstatuar se 3 vjet rresht miliona shqiptar tallen dhe Basha është transformuar në figurë qesharake!
Tashmë kanë gjetur gënjeshtrën e rradhës. Hapin fjalë se do ketë zgjedhje të parakohëshme nga marrveshja me Ramën që ta shtyn edhe 6 muaj me militantantët.
Paaftësia për të bër prap protestata i shtyn të gēnjejnē dhe të thonë arritëm: Marveshje historike me “Damijanin”.
Së fundmi Lulzim Basha po hyn në histori si i vetmi lider që bën marrveshje dhe dialog me dy komponent të pa preçedent në 100 vite hostori politike:
1-Ka firkë të “martohet” me Ramën drejtpërdrejt dhe ja bën propozimin me “prokurë” duke ulur Oerd Bylykbashin në Kishë për të bërë betimim e besnikërisë
2- Bën marrveshje për të “mos ndryshuar” asgjë. Pra të ruaj pozitat e vjetra. Përgatitet mos humbi partinë pas humbjes 2021.
Marrveshja lindi si koncept juridik tek “Kontrata” e Russo-it si nje marrdhenie juridike dy palshe me marrveshje ku ndryshimet lindin si të drejta dhe detyrime.
Por Lulzim Basha shpiku Kontartën” për të lënē çdo gjë siç ishte: As sistemin politik dhe as elektoral,
Por gjithsesi diçka ja ka arritur.
Edi Rama s’do arrestoj as Lulin dhe as Berishën madje nuk do shkarkoj as Ilir Metën.
Për këto arsye “marrveshja” Basha-Rama është historike dhe mund ta titullojmë:
“Të paparekshmit”
Tashmë si ka mbetur gjë tjetër vetëm të dëgjoj këshillat e stafit, për të krijuar një imazh të ri. Ai s’duhet jetë më lideri që fle dhe ngroh me byth sediljet e Mercedesit, por duhet shtriret si lider popullor. Mjafton një foto në rrigivat e Tironës duke mbajtur 4 koqe domate me dorë.
Fundja kjo është këshilla më profesionale që i jepet një lideri i cili është:
“I paaftë në dialog dhe idiot në monolog”,
Të ulesh në dialog duhet jesh lider me këllqe me bol* të mëdha ndërsa këtij i kanë mbetur në dorë 4 koqe të vogla domate, jo për ti gatuar Aurela tek vila me pishinë, por ti bëjë sallatë Desada si fotoshop nëpër rrjete sociale me sponsorizim sepse as demokratët nuk i bëjnë më LIKE.