Kryedemokrati Lulzim Basha Basha përshendet krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai e cilëson si akt ndershmërie dhe pjekurie politike të një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK.
“Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës”, shprehet Basha.
Ai thotë se Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që janë përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror.
/a.r