Ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj, ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka bërë me dije detaje nga mbledhja e qeverisë. Ahmetaj u shpreh se sot janë miratuar zonat e ndërtimit në qytetet dhe fshtatrat e prekura nga tërmeti.
Sipas tij, do ketë zona në Shijak, Laç, Thumanë, Durrës, Kavajë, Vorë e Tiranë dhe u shpreh se bëhen ndërtime me sisteme anti-sizmike dhe jo shkel e shko.
“Një zonë është në Shikaj, një në Laç dhe një zonë tjetër ndërtimi në Thumanë. Në bashkinë Krujë janë dy zona në Bubq dhe Fushë-Krujë, të dyja zonat kaluan më VKM. Në Durrës ka një zonë që do ndërtohet, një zonë në Vorë, po ashtu dhe në Kavajë. Në Tiranë janë 9 zona, në lagjen 1 maj, autotraktori, në Kombinat, kemi zonën në Baldushk. Kemi zonë në Vaqarr dhe Zall Herr. Gjithashtu dua të shpjegoj se do bëhen procedurat ligjore nga A-ja deri në fund. Të dashru qytetar që jetoni në vështirësi, këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkelë e shko në bazë të procedurave, në bazë të ligjit dhe me sisteme anti sizmike. Bëhet fjalë për një proces të plotë dhe masterplaneve. Sot firmoset kontrta për hartimin e modeleve dhe në datën 6 shkurt do keni modelet dhe më pas do të fillojë një proces i hapur ligjor zbatimi”, u shpreh Ministri.
g.kosovari