Zbardhet takimi mes Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit “kokë më kokë” mes dy zyrtarëve, Yuri Kim theksoi se SHBA ka disa prioritete në Shqipëri.
Diplomatja pohoi se ndër këto prioritete janë ndihma ndaj Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët.
Me nje shenim ne faqen e vet ne rrjetin social në “Facebook”, Ambasada e SHBA-se, shkruan se mes të tjerash Kim falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.
“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta. #ShbaQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada në reagimin e saj.
g.kosovari