Krimi makabër i marrjes peng dhe vdekjes nga dhuna të 49 vjeçarit Jak Prenga është shoqëruar me masat esktreme të sigurisë, që janë dhënë për të arrestuarit paraditen e sotme.
Bajram, Elton dhe Leonard Hajri së bashku me Olsi Turjan dhe Festim Bezhdilin janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg. Ndaj tyre prokuroria ka prova të forta se janë autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës.
Prokuroria në dosje bën me dije se ka edhe persona të tjerë të implikuar në këtë krim, por ata janë të shpallur në kërkim. Elton Hajri, një prje kushërinjve të të “fortit” të Shijakut Altinit, i shpallur në kërkim pranoi se furgoni i sekuestruar është në pronësi të tij, por mohoi pjesëmarrjen në krim.
Prokuroria, bazuar në provat e Policisë është bindur në fajësinë e të arrestuarve dhe i kërkoi gjykatës dhënien e masës së sigurisë arrest me burg, kërkesë, e cila është pranuar nga trupi gjykues.
Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia./ g.kosovari