Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës, Festim Bexhdili, i cili dyshohet se është personi që zhduku trupin e Jak Prengës dhe gjithë provat që mund të inkriminonin shokun e tij.
Bexhdili nga Germeni i Kavajës megjithëse ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarja kur është pyetur nga trupa gjykuese për punën që ai bënte ka dhënë deklaratë të paqartë.
“Hiç ja merrem me punë…” është shprehur ai.
Festim Bexhdili përballet me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërkohë nga 5 të pranishmit vetëm Leonard Hajri ka pranuar që ka qenë i arrestuar në Itali.
Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm.
g.kosovari