Autoritetet italiane kanë kryer të gjitha hetimet dhe në fund kanë arrestuar një autor të dyshuar të vdekjes të një shqiptari, të cilin e aksidentoi për vdekje.
Në pranga ra një 34-vjeçar italian banues në qytezën Giaveno që dyshohet se ka vrarë shtetasin shqiptar Franko Gjinaj, i cili pikërisht më datë 22 janar 2020 do të mbushte 36 vjeç, shkruajnë mediat italiane.
Autoritetet e vendit fqinj kanë zbuluar autorin, pasi ata kanë hapur kamerat e sigurisë dhe kanë vërejtur makinën me të cilën është shkaktuar aksidenti fatal. Italiani akuzohet për “vrasje rrugore”.
Ai i tha policisë se ndaloi 300 metra larg vendit të aksidentit dhe më pas u kthye mbrapa, por kur pa një person të pajetë në anën e rrugës, e zuri paniku dhe u largua.
Hetuesit e gjurmuan autorin falë pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të zonës dhe dëmtimit të logos Volkswagen të makinës, copëza që ishin gjetur në vendin e ngjarjes.
Gjatë punës së tyre për kapjen e autorit, policia gjeti makinën, të dëmtuar dhe me gjurmë gjaku në një garazh. Burri e kishte marrë atë për ta riparuar.
Viktima Franko Gjinaj
g.kosovari