Sot me 21 Janar 2020 parlamentizimi shqiptar do të mbush plotë një shekull. Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori dhe të lidhur ngushtë me evolucionin e shtetit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo dinamikës së kohës
.
Ai tashmë ka krijuar përvojën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend. Kongresi i Lushnjes më 1920 krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ.
Ndërkohë në kuadër të veprimtarive për kremtimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar është ripërpunuar dhe publikuar Kënga e Kongresit të Lushnjës.
Lidhur me këtë date, sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet edhe celebrimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.
Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, sot, më datë 21 janar, do të zhvillohen veprimtaritë e mëposhtme:
Ora 9:30-10:00
Ceremonia në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje
Përshëndet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ora 11:30-12:00
Çelja e Ekspozitës dhe shfaqja e Dokumentarit “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.
Pallati i Kongreseve, holli para sallës së Albanologjisë.
Ora 12:00-13:30
Konferenca shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.
Pallati i Kongreseve, salla e Albanologjisë.
Përshëndet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. /e.s/