Një ministre malteze dha dorëheqjen, ndërsa vendi është ende i tronditur nga hetimi për vrasjen e gazetares, Daphne Caruana Galizia.
Justyne Caruana, ministre për ishullin Gozo të Maltës, dha sot dorëheqjen pasi gazeta ‘’Sunday Times’’ e Maltës zbuloi se bashkëshorti i saj, ish-zyrtari i lartë i policisë Silvio Valletta, kishte shkuar jashtë vendit për të parë një ndeshje futbolli me të dyshuarin për vrasje, Yorgen Fenech.
Ajo dha dorëheqjen vetëm një javë pasi u betua si ministre, si pjesë e kabinetit të kryeministrit të ri Robert Abela.
Valletta tha se nuk e dinte që Fenech ishte i dyshuar për vrasje në atë kohë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maltës tha dje se policia po hetonte lidhjet midis dy burrave.
Fenech është akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Caruana Galizias, e cila u hodh në erë pas një atentati me bombë, në tetor 2017.
/a.r